Shporta

Sfoliat me mollë

Sfoliat me mollë është një ëmbëlsirë që mund të përgatitet në 20 minuta total. Ideale kur doni diçka të shijshme, të ëmbël të shpejtë e pa shumë lodhje.

Sfoliat me mollë

Prep Time10 mins / Cook Time20 mins / Total Time30 mins

  • Sasia: 2 persona
  • Kalori: 229kcal

Përgatitja

Si fillim për të përgatitur sfoliat me mollë, ngrohim furrën në 180 gradë C.

Qërojmë mollët. Njërën prej tyre e grijmë në rente, të tjerat i presim në feta të holla. I hedhim në një enë dhe i shtojmë sheqerin kafe, rrushin e thatë dhe kanellë.

Marrim petën sfoliat dhe ndajmë në copa të barabarta. Më pas marrim një tavën, ku vendosim një letër kuzhine dhe petët me të cilat kemi krijuar forma të vogla. Nëse preferojmë mund ti vendosim edhe në një tavë me forma.
Në mes të petës shtojmë mollët së bashku me rrushin e thatë. Nëse i vendosim në një tavë pa forma, anash i lyejmë pak me vezën e rrahur. Mbyllim skajet e petës me gishta.

Tavën sfoliat me mollë e pjekim për 15 minuta. Pasi janë pjekur sipër i spërkasim pak sheqer pluhur ose copëza çokollate nëse preferoni dhe i shërbejmë.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com.

Përbërësit

  • 2 kokrra mollë
  • 100 gr sheqer kafe
  • 50 gr rrush të thatë
  • 1 fletë sfoliat
  • 1 kokërr vezë
  • pak kanellë
  • sheqer pluhur