Shporta

Krepa të mbushur me reçel

Krepa të mbushur me reçel për një mëngjes plot energji apo një pasdite plot shije. Rikthehemi më një recetë si të gatuajmë krepa në kushte shtëpie, pasi në faqen tonë gjeni receta të ndryshme për krepa të mbushur. Krepa integral, krepa mbushur me luleshtrydhe apo edhe krepa me perime.

Krepa të mbushur me reçel

Prep Time10 mins / Cook Time5 mins / Total Time15 mins

  • Sasia: 15 krepa
  • Kalori: 50kcal

Përgatitja

Për të përgatitur krepa të mbushur me reçel, si fillim hedhim vezët në një enë dhe i rrahim pak. Shtojmë qumështin me ngadalë dhe vazhdojmë ti përziejmë

Miellit i hedhim pak kripë dhe e kalojmë në sitë. Fillojmë ta hedhim në masën e krepave pjesë, pjesë. Në ketë mënyrë nuk formohen kokrriza nga mielli. Vazhdojmë trazojmë të gjithë masën derisa të arrijmë një masë homogjene dhe të lëngshme. Masën për krepa të mbushur e lëmë të pushojë disa çastë në frigorifer.

Pasi ka pushuar, shkrijmë gjalpin dhe ja hedhim masës për krepa. E trazojmë mirë derisa të bashkohet gjalpi.
Nxehim tiganin për krepa dhe e lyejmë pak fare me gjalpë herën e parë. Me ndihmën e një ene të vogël hedhim rreth 50 ml nga brumi i krepave në tigan dhe përhapim në të gjithë sipërfaqen.

E lëmë të piqet në zjarrë të ulët për pak çaste, më pas e kthejmë dhe disa çaste nga ana tjetër. Vazhdojmë kështu për të gjithë masën ë krepavë të mbushur.

Krepat i rendisim në një pjatë dhe më pas i mbushim me reçel portokalli ose reçel tjetër sipas dëshirës.
Recetat për të përgatitur reçel mund ti gjeni në faqen tonë si për shembull reçel kajsi ose reçel portokalli etj.
Krepat e mbushur i palosim ose i rrotullojmë. I vendosim në një pjatë dhe sipas dëshirës i spërkasim pak me sheqer pluhur. Krepa të mbushur janë gati.

Në faqen tonë nën kategorinë ëmbëlsira do të gjeni edhe recetat për krepa me perime, receta bazë për krepa apo edhe krepa me nutella.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com.

Përbërësit

  • 500 ml qumësht
  • 250 gr miell
  • 50 gr gjalpë
  • 3 kokrra vezë
  • pak kripë
  • sheqer pluhur
  • reçel portokalli