Makarona flutur me pesto dhe domate të vogla të freskëta është pjatë që të kujton stinën e pranverës dhe shijen delikatë të këtij kombinimi. Recetën si të përgatisim salcën pesto e gjeni ne faqen tone, mjaftojnë disa hapa të thjeshtë.
Prep Time15 mins / Cook Time25 mins / Total Time25 mins
Si fillim duhet të përgatisim salcën pesto, recetën e gjeni në kategorinë me receta baze, ose kliko mbi përbërësin.
Marrim një enë me ujë bollshëm dhe e vendosim në zjarre. Sapo të të vlojë hedhim kripë dhe shtojmë makaronat flutur. I gatuajmë rreth 8-10 minuta, por me saktë referohuni tek ambalazhi i makaronave. I kullojmë dhe i hedhim në një enë tjetër.
Tek makaronat hedhim salcën pesto, pak kripë dhe i trazojmë mirë. Shtojmë edhe domatet e lara dhe të prera gjysmë. Shtojmë erëza të freskëta dhe makarona flutur me pesto dhe domate të vogla të freskëta është gatim, i shërbejmë.
Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com.